Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se dje në ora 22:55 në SP Kërçovë është paraqitur një rast aksidenti në rrugën Kërçovë – Osllomej.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes makinës “fiat” e drejtuar nga S.D (18), automjetit “Vw passat” e drejtuar nga D.D (33) dhe automjetit “audi” e drejtuar nga V.H (59), të gjithë nga Kërçova.

Në aksident me lëndime të rënda trupore ka përfunduar bashkëudhëtarja në automjetin “fiat”, ndërsa me lëndime kanë përfunduar edhe vozitësi dhe një bashkëudhëtar i tyre.

Shoferi i automjetit “vw passsat” dhe bashkudhëtari i tij Q.R (30), po ashtu kanë marrë lëndime trupore që janë vërtetuar në spitalin e Kërçovës.