Pas lajmeve se Ali Ahmeti është takuar dhe ka arritur marrëveshje dhe Sarajin ja ka premtuar Arben Taravarit, kanë shpërthyer paknaqësitë brenda BDI-së, raporton gjurme.info
Burime të mirë informuara brenda BDI-së njoftojnë se në mbledhjen e sotme të kryesisë, Blerim Bexheti me tone të larta po edhe kërcënuese e ka njoftuar kreun e kësaj partie se në qoftë se Saraji shkon për ASH-në e Taravarit, ai do të largohet nga BDI-ja.
Krisja e raporteve mes integristëve vjen pas lajmit se Blerand Ramadani do të jetë kandidat i Frontit Europian për Komunën e Sarajit.
Paknaqësi pritet të shpërthejnë edhe në Gostivar, ku Valbon Limani pritet të jetë kandidat i Frontit Europian po edhe në Vrapçishtë.
Paknaqësi ka edhe për Strugën komunë të cilën e kërkon Ziadin Sela./Gjurme.info/