8 C
Tetovo
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniPlusInfo: Bujar Osmani e kopjon Izet Mexhitin

PlusInfo: Bujar Osmani e kopjon Izet Mexhitin

“Gjatë ditës së sotme, bashkë me Roykind bëmë një shëtitje nëpër Çair. E dëgjoja me vëmendje teksa analizonte rrugët, hapësirën dhe njerëzit. Po punojmë së bashku për një vizion të rilindjes urbane të Çairit. Më në fund, Çairi do të ketë një plan afatgjatë për zhvillim dhe urbanizim,” shkroi Osmani, shkruan Plusinfo.

Pasi kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga radhët e VLEN, Izet Mexhiti, u mburr mëngjesin e sotëm me takimin që pati me arkitektin Bajram Vardar në kuadër të rregullimit të Çairit, vetëm disa orë më vonë edhe kundërkandidati i tij nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, publikoi një fotografi të ngjashme – me arkitektin e njohur botëror Michel Rojkind.

“Gjatë ditës së sotme, bashkë me Roykind shëtitëm nëpër Çair. E dëgjoja me kujdes teksa analizonte rrugët, hapësirën dhe njerëzit. Po punojmë së bashku për një vizion për rilindjen urbane të Çairit. Më në fund do të ketë një plan të qëndrueshëm për zhvillim dhe urbanizim,” theksoi Osmani.

Ai shtoi se arkitekti ka theksuar disa prioritete kyçe – hapësira publike, qasja, estetika dhe funksionaliteti.

“Çairi nuk duhet më të shihet si simbol i kaosit dhe i mosfunksionimit. Për mua, kjo është shtëpia ku do të investoj çdo grimcë të energjisë sime që ta ngrisim nga hiri,” përfundoi Osmani.

Të dy, edhe Mexhiti edhe Osmani, janë kandidatë për postin e kryetarit të komunës së Çairit./plusinfo.mk

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments