Brenda aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB-Tetovë për siguri më të madhe të rendit dhe trafikut, dje (28-maj) në periudhën nga ora 07 deri në 15, është kryer kontrolli i veprimit ndaj këmbësorëve dhe sjelljes së tyre në trafik. Në kontroll, janë zbuluar dhe sanksionuar 22 këmbësorë (TE-19 dhe GV-3). Shumica e këmbësorëve 18 (TE-15 dhe GV-3) kanë kaluar rrugët jashtë vendkalimeve të shënuara, dhe 4 (TE) nuk respektonin sinjalizimin ndriçues të trafikut. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur me gjoba në para me vlerë prej 40 dhe 50 euro, si dhe ftesa për praninë e të ashtuquajturave mësime të trafikut. Gjatë kontrollit janë sanksionuar gjithashtu edhe 5 (TE) lloje të tjera të trafikut.
SPB-Tetovë apelon këmbësorët që të shikojnë kur dhe ku kalojnë rrugët dhe si lëvizin në rrugë ku nuk ka trotuare të formësuara dhe shoferët gjithmonë dhe kudo u japin atyre përparësi, gjegjësishtë ti lëshojnë këmbësorët që të kalojnë rrugën, duke kontribuar kështu në sigurinë e tyre personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë të trafikut.TS