8 C
Tetovo
E hënë, 16 Shkurt, 2026
BallinaLajmePolicia Financiare vazhdon aktivitetet në ambientet e Fondit Pensional, nuk zbulon hetimet

Policia Financiare vazhdon aktivitetet në ambientet e Fondit Pensional, nuk zbulon hetimet

Vazhdojnë hetimet e Policisë Financiare brenda hapësirave të Fondit Pensional dhe Invalidor për keqpërdorime eventuale dhe veprime kriminale në korniza të kompetencave për ndarjen e pensioneve për persona të caktuar. Për këtë siç edhe kemi njoftuar paraprakisht, Fondi Pensional ka siguruar madje edhe zyrë të posaçme për nëpunësit policorë që të mos i bartin dokumentacionet jashtë institucionit. Nga Policia Financiare për Alsat nuk dëshirojnë të zbulojnë detaje se për çfarë më saktë bëhet fjalë dhe në cilën periudhë kohore janë bërë keqpërdorimet.

“Duke marrë parasysh se veprimet në procedurë parahetimore nga ana e Policisë Financiare konsiderohen si sekrete, me qëllim kryerjen pa pengesa të procedurës penale dhe sigurimin e suksesshëm të dëshmive të patjetërsueshme për vërtetimin e veprës penale dhe kryerësit të tij, nuk mundemi të ndajmë informacione lidhur me veprimin tonë në raste konkrete”, njoftojnë nga Policia Financiare.

Ky veprim për të punësuarit në këtë institucion, paraqet një lloj organizimi dhe rendi të ri të vendosur nga udhëheqja e Fondit, por edhe presion dhe trysni ndaj punës së tyre. Me urdhër dhe autorizim zyrtar, Policia Financiare ka të drejtë të shqyrtojë dokumentacione, kontrata, fatura, librat kontabël dhe procedurat e prokurimit në institucione, të marrin deklarata ose sqarime nga personeli përgjegjës por nuk guxon të abuzojë me hapësirat dhe punëtorët e atij institucioni apo të zhvendoset për kohë të pacaktuar në një hapësirë që nuk i takon dhe nuk i plotëson kushtet e institucionit që heton keqpërdorimet e profilit të lartë. /Alsat.mk

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments