DPB Strugë ka dorëzuar padi penale kundër L.R. (25) nga lagja Teferiq, për shkak të dyshimit për veprën penale “dhënie e deklaratës së rremë”.
I dyshuari ka raportuar rrejshëm se e ka humbur patentë shoferin e tij, edhe pse ka pasur ndalesë aktive për drejtimin e automjetit, dhe ka dorëzuar kërkesë për pajisje me leje të re. Institucionet kompetente po vazhdojnë me masat e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rastit.

