MPB njofton se me 27 shkurt 2025, rreth orës 16:00, në fshatin Pallçisht i Poshtëm të Tetovës, policia arrestoi tre persona të dyshuar për organizimin e një lufte me qen. Të ndaluarit janë A.M. (18) nga fshati Pallçisht i Epërm, S.U. (50) nga Pallçisht i Poshtëm dhe J.I. (43) nga fshati Debresht i Prilepit.

Rasti u raportua në Prokurorinë Publike dhe Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari, të cilat dolën në vendngjarje dhe morën qentë për procedura të mëtejshme. Të arrestuarit u ndaluan në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritet kallëzim përkatës.