Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim xhudistin Akil Gjakova.
Organet e rendit kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e Gjakovës.
Policia kërkon nga ata që kushdo që ka informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të lajmëroj policinë, apo edhe në stacionin më të afërt.
Qytetarët informacionet mund t’i japin në:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]
Xhudisti kërkohet për vepren penale “Dhunë në familje”.
Ai pati deklaruar për Klankosova.tv se gjendet jashtë Kosovës dhe se posa të kthehet në Kosovë do të paraqitet në polici.