8 C
Tetovo
E shtunë, 4 Tetor, 2025
BallinaLajmeOpinionePortreti i Ahmetit: Emocione të mbingarkuara, fyerje dhe propagandë e orkestruar nga...

Portreti i Ahmetit: Emocione të mbingarkuara, fyerje dhe propagandë e orkestruar nga “non grata”

Shkruan: Latif Arifi

Mbrëmë, paraqitja e plakut me flokë të thinjura në Euronews Albania la përshtypjen e një njeriu me ngarkese emocionale të rënduar. Në çdo fjalë e në çdo gjest dukej se ai nuk arrin ta kontrollojë më trurin, e aq më pak gjuhën politike. Në vend të vizionit për komunat, ai shpërndan mllef dhe fyerje, duke zhytur diskursin politik në zhargon banal.

Për të krijuar idenë e një “relevance të shtuar”, Ahmeti ka gjetur strehë në mediat nga Shqipëria. Por askush nuk duhet të mashtrohet, këto paraqitje nuk janë të rastësishme.
Janë të orkestruara, padyshim, nga i shpalluri non grata i Amerikës, që i rregullon skenat dhe i përgatit terrenin mediatik.
Në këtë regji, Ahmeti shfaqet si aktor që përsërit fjalët e tij. Dhe fjalët janë të njohura, fyerje ndaj Kurtit, akuza të fabrikuara dhe një narrativë që përkon në mënyrë të frikshme me atë të Aleksandar Vuçiqit.

Është e pakuptueshme si në një kohë kur Kurti zhvillon betejën vendimtare për sovranitetin e plotë të Kosovës në Veri, Ali Ahmeti zgjedh të rreshtohet me retorikën e Beogradit. Një sjellje që nuk i shërben shqiptarëve, por vetëm zgjatjes së pushtetit të tij të lodhur.

Në fund, një pyetje publike mbetet e hapur, mos vallë, z. Ahmeti, gjatë qëndrimeve tuaja të shpeshta në Tiranë, e ke takuar Artan Grubin për t’i koordinuar këto “misione televizive”?

Koha ka ardhur që ky plak të tërhiqet me një grimë dinjitet, sepse shqiptarët nuk kanë nevojë për fyerje e mllefe, por për ide dhe zgjidhje./

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments