Fronti Kombëtar po konsolidohet çdo ditë.Tashmë është e qartë se në zgjedhjet e ardhshme komunale, Sela dhe Taravari do ta përkrahin njëri-tjetrin, duke u rreshtuar në krah të BDI-së dhe Ahmetit. Por ky veprim i Taravarit tregon qartë se ai nuk e mbajti fjalën, sepse pak muaj më parë ishte zotuar se nuk do të bashkëpunonte as me Ahmetin, as me Selën.
Fatkeqësisht, edhe kësaj radhe, interesat personale triumfuan mbi ato kombëtare, të mbuluara me petkun e rrejshëm të “Frontit Kombëtar”. / © POPULLI.mk