Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot do të vizitojë Republikën e Kosovës, ku do të shpallet “Qytetar nderi” nga Komuna e Deçanit, transmeton Portalb.mk.

“Këtë të diele, dt. 23 Qershor, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SHTZ. Bajram Begaj viziton Deçanin. Në ora 12:00 Presidenti Begaj do të shpallet “QYTETAR NDERI” i Komunës së Deçanit, në sallën e Kuvendit të Komunës”, njoftoi Komuna e Deçanit.

Presidenti paraprakisht, duke filluar prej orës 11:00 pritet të vizitojë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.