8 C
Tetovo
E diel, 21 Shtator, 2025
BallinaLajmePresidentja Osmani kërkon mbështetjen e Ligës Arabe për njohje të reja të...

Presidentja Osmani kërkon mbështetjen e Ligës Arabe për njohje të reja të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Nju Jork, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Osmani, në një postim në Facebook, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ligës Arabe, duke kërkuar mbështetje nga shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

“Theksova rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ligës Arabe, si dhe nevojën për mbështetje në procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare të kësaj organizate që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap”, ka shkruar Osmani.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments