Në sondazhin e fundit të realizuar nga kompania e sondazheve “Source” në bashkëpunim me Albanian Post, presidentja e Kosovës, del si liderja më e vlerësuar në krahasim me liderët e tjerë.
Presidentja Osmani vlerësohet me 68.7 për qind të votuesve të cilët kanë vlerësim pozitiv për të.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, presidentja Vjosa Osmani kishte marrë më shume se 200 mijë vota, duke e thyer rekordin e votave të marrë nga ndonjë lider partiak pas shpalljes së pavarësisë më 2008.
Sipas sondazhit Osmani la prapa kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili vlerësohet me 56.4% të të anketuarve.
I treti është Bedri Hamza me 43.7% të respodentëve që përtej se cilën parti votojë kanë vlerësim pozitiv.
Në vendin e katërt është Lumir Abdixhiku me 40.5% të pëlqyeshmërisë.
Derisa Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së, është më poshtë se Hamza e Abdixhiku me 28.9% të personave që kanë pëlqim pozitiv për të.
Afër tij është kryetari aktual i Prishtinës me 28.7% kurse Ramush Haradinaj ka 25.4% të pëlqimit të respodentëve.