8 C
Tetovo
E hënë, 11 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniPresioni i publikut dhe kërcënimi i Emshiut detyrojnë BDI-në t’i japë një...

Presioni i publikut dhe kërcënimi i Emshiut detyrojnë BDI-në t’i japë një shans të dytë

Pas një presioni të jashtëzakonshëm nga opinioni publik dhe nga vetë strukturat lokale, BDI ka vendosur t’i japë një mundësi të re kryetarit aktual të Bogovinës, Besnik Emshiut. Vendimi vjen vetëm pak ditë pasi partia e kishte tërhequr nga gara, për shkak të rezultateve të dobëta në sondazhe ku Emshiu renditej shumë poshtë në krahasim me kandidatin e VLEN-it, Feti Abazin.

Sipas burimeve të besueshme brenda BDI-së, Emshiu nuk e ka pranuar lehtë vendimin për ta lënë jashtë garës dhe ka paralajmëruar se, nëse nuk rikandidohej, do të abstenonte dhe do të tërhiqej nga çdo aktivitet politik gjatë fushatës. Ky kërcënim, sipas të njëjtave burime, ka nxitur ndërhyrjen personale të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ka vendosur që t’i japë Emshiut edhe një mundësi për të garuar.

Ky zhvillim ka nxitur reagime të ndryshme brenda partisë. Një pjesë e anëtarëve e shohin si një lëshim të panevojshëm, duke pasur parasysh rezultatet e dobëta në anketat e fundit dhe rrezikun e një humbjeje të thellë përballë kandidatit të opozitës. Të tjerë, megjithatë, argumentojnë se tërheqja e kandidatit vetëm do ta dëmtonte imazhin e partisë dhe do të forconte perceptimin e humbjes së pashmangshme në Bogovinë.

Me këtë vendim, gara në Bogovinë merr një kthesë të re, megjithëse sfida për BDI-në mbetet e madhe. Anketat e fundit vazhdojnë të favorizojnë dukshëm Feti Abazin, ndërsa rikthimi i Emshiut shihet nga shumë analistë si një përpjekje e dëshpëruar për të shpëtuar fytyrën e partisë në një nga komunat ku humbja duket më e sigurt.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments