Më datë 22.11.2024 në ora 07:30 në SPB Tetovë, 20 vjeçarja F.G.S. nga Republika e Kosovës ka raportuar se me datë 22.11.2024 rreth orës 03:55 derisa ka qenë në një objekt hotelerik në fshatin Zhelinë, ku është dashur të fillojë punën, është sulmuar fizikisht nga pronari i objektit. Po merren masa për zbardhjen e rastit.