Këshilli Fiskal, një institucion shtetëror i krijuar nga Kuvendi, propozoi rritjen e moshës së pensionit në 67 vjeç si pjesë e opinionit për Strategjinë Fiskale (2025-2029).
Ky propozim, i paraqitur në legjislativ, kërkon që ndryshimi të hyjë në fuqi në vitin 2026 dhe të zbatohet për burrat dhe gratë.
Këshilli Fiskal thekson rëndësinë e reformave të tilla për stabilitetin afatgjatë financiar ndërsa konsideron se vrima buxhetore në fondin e sigurimeve pensionale dhe invalidor është e madhe, dhe rritjet lineare prej 2.500 denarë do të kontribuojnë që Fondi të mos jetë i qëndrueshëm në afat të gjatë.
Të siguruarit në Maqedoninë e Veriut kanë të drejtën e pensionit të pleqërisë kur mbushin 64 vjeç për burrat ndërsa 62 vjeç për gratë dhe me të paktën 15 vjet përvojë.