8 C
Tetovo
E martë, 10 Shkurt, 2026
BallinaLajmeProvimi i jurisprudencës në shqip – Mickoski: Do të bëjmë ligj dhe...

Provimi i jurisprudencës në shqip – Mickoski: Do të bëjmë ligj dhe do ta dërgojmë në Komisionin e Venecias

“Nuk shoh këtu asnjë problem përse të mos kalohet…..Ligji i Gjuhëve është i qartë. Nëse dikush dëshiron që provimin ta jap në gjuhën shqipe, kjo duhet t’i lejohet”.

Pas kësaj deklarate të dhënë të dielën nga kryeminstri, Hristijan Mickoski, u duk se studentën shqiptar ja dolën, por gëzimi i tyre zgjati vetëm dy ditë, pasi po i njejti Mickoski, sot ka deklaruar se dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe duhet të rregullohet me ligj dhe se ai është i gatshëm dhe ka vullnet politik që i njëjti ligj të bëhet dhe më pas të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias, që i bie se do ta ketë fatin e njejtë sikurse “Ligji për përfaqësim të drejtë dhe Adekuat”. Megjithatë, ai thotë se është fakt se kur është bërë ligji për gjuhën, Komisioni i Venecias për pjesën e jurisprudencës ka dhënë mendim negativ.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Ligji kështu siç është, nuk lejon provim të tillë, unë jam i gatshëm që këtë ta rregullojmë me ligj, dhe jo vetëm për gjuhën shqipe, por edhe për gjuhët e të gjithë popujve që janë përmendur në preambulën. Nëse duam që kjo të ndodhë, duhet të bëhet ligj. Unë jam i gatshëm që të bëhet ligj, të dorëzohet në Komisionin e Venecias, nëse ligji është në përputhje me Kushtetutën ose jo”.

Ndërkaq, sa i përket debatit publik ndërmjet zv/kryeministrit, Bekim Sali dhe ministrit të drejtësisë, Igor Filkov, Mickoski në rolin e “pleqnarit” tha se pret që sot të përfundojë debati mes tyren, ndërsa shtoi se ka vullnet politik që kjo çështje të zgjidhet dhe tha se gjatë ditës së nesërme do t’i ftojë në takim palët e përfshira./SHENJA/

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments