Shkruan Daut Shasivari – Aktivist nga f. Përshefcë – Komuna e Tearcës
I drejtohem Ziadin Selës dhe Arben Taravarit:
Pse e shkatërruat Aleancën për Shqiptarët?!
Më 1 korrik 2020, Aleanca për Shqiptarët ishte një parti e qëndrueshme, që dita-ditës po rritej. Simpatizantë, votues, adhurues të shumtë po i bashkoheshin, duke dhënë gjithçka për këtë projekt politik.
Shumë persona humbën pozitat e tyre, vendet e punës, madje edhe bizneset, vetëm e vetëm për të qenë pjesë e Aleancës dhe për të kontribuar për ndryshim. Por nuk ia dolëm. Sot, po filloj të kuptoj se Ziadin Sela dhe Arben Taravari paskëshin qenë në marrëveshje për ta shkatërruar, ndarë, copëtuar dhe degraduar ASH-në.
Të nderuar Ziadin Sela dhe Arben Taravari, nëse do ta thoni të vërtetën rreth ndarjes së Aleancës, do të ishte një veprim i drejtë. Sepse tek unë personalisht lindin disa dyshime serioze:
A thua vallë jeni të korruptuar?
A jeni paguar për ta shkatërruar ASH-në?
A jeni nën hipotekë të ndonjë partie maqedonase?
A thua vallë e paskeni dashur kaq shumë BDI-në dhe Ali Ahmetin?
A jeni kushtëzuar që t’i bashkoheni BDI-së?
A do të ketë koalicion ndërmjet ASH 1 dhe ASH 2 me BDI-në?
Ziadin dhe Arben, nga ju për 10 vite mësova vetëm një gjë:
E keqja e shqiptarëve është BDI-ja!