8 C
Tetovo
E premte, 23 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedoniPunëtorët e Parkut Kombëtar "Mali Sharr" nuk ishin viktima të marrëveshjeve, por...

Punëtorët e Parkut Kombëtar “Mali Sharr” nuk ishin viktima të marrëveshjeve, por fronti i parë kundër korrupsionit katërvjeçar!

Që nga data 16 janar 2026, opinioni publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut është përballur me zhvillime të rëndësishme në territorin e Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, të ndërlidhura me veprimtarinë e ratrakëve.
Nga konferenca e fundit për media e drejtorit të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, z. Evzal Elmazi, dolën në pah shumë fakte dhe sqarime thelbësore. Megjithatë, një pjesë e madhe e tyre nuk u transmetua në media ashtu siç u deklaruan, duke lënë hapësirë për keqinterpretime dhe narrativa të pasakta.
U konfirmua zyrtarisht se është arritur një marrëveshje formale me operatorët ekonomikë, marrëveshje që nuk kishte arritur të realizohej për katër vite me radhë. Pyetja legjitime që lind është, pse kjo marrëveshje nuk ishte arritur më herët?
Sipas burimeve tona jozyrtare, arsyeja kryesore lidhet me ekzistencën e një skeme të thellë korrupsioni, ku për vite me radhë janë përdorur si “kurban” rojet dhe punëtorët e Parkut Kombëtar “Mali Sharr”.
Bazuar në informacionet tona, drejtori i Parkut ka paraqitur rastin në Sektorin për Krim Ekonomik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tetovë. Në këtë rast, operatori ekonomik që ushtron veprimtari me ratrakë ka deklaruar se në takime zyrtare është tentuar të zbatohet e njëjta skemë korruptive si në vitet e mëparshme
rojet dalin në terren dhe ndalojnë veprimtarinë, ndërsa më pas, pas “pastrimit të hesapëve” ndërmjet operatorëve dhe udhëheqësve paraprakë aktiviteti vazhdon në mënyrë të paligjshme, pa kontrata, pa rregulla dhe pa pagesa zyrtare për Parkun.
Tërheqja e ankesave lidhur me ngjarjet e 16 janarit është bërë nga drejtori në koordinim të plotë me punëtorët e Parkut Kombëtar, me një qëllim të vetëm dhe të qartë.
Të dëshmohet se aksionet e ndërmarra nuk kanë për qëllim rritjen e korrupsionit, por janë zbatim i detyrimeve ligjore dhe mbrojtje e interesit publik.
Me këtë veprim, punëtorët dhe drejtoria u bëjnë të qartë operatorëve dhe opinionit publik se aksionet në terren kanë për synim mbrojtjen e natyrës, vendosjen e rregullit dhe institucionalizimin e veprimtarive, e jo krijimin e skemave të paligjshme si në të kaluarën.
Arritja e marrëveshjes me dy operatorët ekonomikë që veprojnë në Malin Sharr përbën një arritje historike. Kjo krijon bazën për lidhjen e kontratave zyrtare edhe me operatorë të tjerë dhe, mbi të gjitha, bën që këto veprimtari të institucionalizohen, të rregullohen ligjërisht dhe që pagesat të derdhen në buxhetin e Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, e jo në xhepat e individëve që për vite me radhë kanë abuzuar me autoritetin dhe përkushtimin e punëtorëve për përfitim personal.
Përkundër kësaj, disa media po përpiqen t’i japin një kahje tjetër kësaj marrëveshjeje. Në vend të spekulimeve, ato duhet të bëjnë hulumtime serioze dhe t’i informojnë qytetarët se çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe çfarë po ndodh sot.
E vërteta është e qartë:
Punëtorët e Parkut Kombëtar “Mali Sharr” nuk ishin pjesë e problemit, ata ishin dhe mbeten pjesë e zgjidhjes.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments