8 C
Tetovo
E mërkurë, 21 Janar, 2026
BallinaLajmePunonjës i Gjykatës së Gostivarit arrestohet për ryshfet prej 100 eurosh

Punonjës i Gjykatës së Gostivarit arrestohet për ryshfet prej 100 eurosh

Një punonjës i Gjykatës Themelore të Gostivarit është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti. Bëhet fjalë për A.J. (49) nga fshati Prisojnicë, i cili më 20 janar rreth orës 20:10 është privuar nga liria nga policia e Rostushës.

Sipas denoncimit, A.J. ka ofruar që për shumën prej 100 eurosh të fshijë një gjobë gjyqësore prej 200 eurosh dhe ndalesën gjashtëmujore për drejtim automjeti. Takimi ishte planifikuar në një objekt hotelerik në Gostivar, por denoncuesi është prezantuar si gazetar dhe ka deklaruar se po xhironte. Pas kësaj, i dyshuari ka tentuar të largohet, por është ndaluar nga policia. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments