Zëvendëskryetari i komunës së Tetovës, Albi Qamili në intervistën dhënë për “Lajm” ka thënë se në Tetovë po bëhen shumë projekte infrastrukturore që ndërlidhen me rininë. Mes tjerash thekson ai, po ndërtohen edhe shkolla, pishina dhe terrene sportive.
“Ajo që është më e rëndësishmej është se për herë të parë në histori, komuna e Tetovës do të ketë një Qendër rinore të institucionalizuar në kompetenca të komunës, ku do bëhen aktivitete të shumta rinore, kulturore me qëllim fokusin ta kemi te rinia, zhvillimi i aktiviteteve që ka të bëjë me rininë e Tetovës”, ka thënë Qamili.
Me “Aeroportin e Tetovës” do “zhduken” radhët e gjata
Sipas tij, punohet në katër anët e qytetit të Tetovës ku dhe bëhen projekte të mëdha kapitale infrastrukturore, ndërsa thekson se së shpejti do të lëshohet në përdorim vazhdimi i bulevardit “VS Bato” që lidhë qytetin me fshatin Poroj, Xhepçisht dhe fshatrat e komunës së Tearcës.
“Një segment shumë i rëndësishëm që ka të bëjë me lirimin e komunikacionint që ka krijuar radhë të gjata për gjithë ato fshatra që janë lidhur me magjistralen Tetovë- Jazhincë. Me përurumin që do ta bëjmë së shpejti të këtij bulevardi, apo ndryshe i njohur nga qytetarët si ‘Aeroporti i Tetovës’ nuk do të ekzistojnë ato radhë të gjata”, ka thënë Qamili.




