Qeveria në seancën e sotme i ka vendosur marzhën prej 10 për qind fitimit në 73 produkteve bazë ushqimore e cila masë do të vlen deri në fund të muajit tetor, shkruan Alsat.
Masa vlen për shitjen e produkteve me shumicë dhe pakicë. Sipas ministrit të Ekonomisë dhe punës, Besar Durshimi me shportën vjeshtore ulje e çmimit të produkteve ushqimore, pijeve jo alkoolike dhe produkteve të qumështit deri në 10 për qind.
Kryeministri Mickoski tha se masa të tilla me kohëzgjatje një mujore dhe dy mujore do të ketë edhe në periudhën e ardhshme.
“Tregtarët e produkteve të përfshira në shportën vjeshtore duhet t’i shënojnë ato qartë me mbishkrimin “Më pak shpenzime, më shumë për ty”. Po ashtu tregtarët me shumicë dhe pakicë obligohen të furnizojnë me sasi mujore të paktën 70 për qind të furnizimeve për muajin gusht nga produktet që janë në këtë listë”, tha Besar Durmishi, Ministri i ekonomisë dhe punës./ Alsat.mk