8 C
Tetovo
E mërkurë, 11 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniQeveria mobilizohet pas tragjedisë në Koçan

Qeveria mobilizohet pas tragjedisë në Koçan

Pas tragjedisë së rëndë në Koçan, ku humbën jetën 62 të rinj dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar, Qeveria ka ndërmarrë masa urgjente për përballimin e pasojave dhe ndihmën ndaj të prekurve. Në një deklaratë publike, Kryeministri theksoi se përveç hetimit të plotë të rastit dhe vënies para drejtësisë të të gjithë përgjegjësve, prioritet mbetet edhe përkujdesja ndaj të mbijetuarve dhe familjeve të tyre.

Deri më tani janë ndarë 30 milionë denarë për transportin dhe akomodimin e anëtarëve të familjeve të të lënduarve, ndërsa është hapur një linjë direkte telefonike (070/355-526) që lidhet drejtpërdrejt me Kryeministrin, ku qytetarët mund të raportojnë nevojat dhe kërkesat e tyre specifike.

Në mbledhjen e ardhshme qeveritare pritet të merret vendim që qendra rekreative Ponikva të shndërrohet në qendër rehabilitimi me staf mjekësor të përhershëm për trajtim psikofizik dhe rikuperim të të lënduarve.

“Kjo është një betejë e përbashkët – as të lënduarit, as familjet e të rinjve të ndjerë nuk janë vetëm,” u tha në deklaratë, duke nënvizuar se shteti po ndërmerr masa konkrete dhe të prekshme për t’u përballur me tragjedinë dhe për të dëshmuar se ndryshimi është i mundur.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments