8 C
Tetovo
E martë, 10 Mars, 2026
BallinaLajmeMaqedoniQeveria s’planifikon ulje të akcizës

Qeveria s’planifikon ulje të akcizës

Qeveria nuk do të shpallë gjendje krize dhe as nuk do t’i ulë akcizat, prandaj për momentin nuk do të ulen çmimet e karburanteve. Çmimet mbeten siç janë aktualisht pavartësisht se në bursat botërore po shënohet një trend i rënies. Ndryshime tek ne nuk priten deri të hënën e ardhshme, kur Komisioni Rregullator për Energjetikë pritet të marrë vendim të ri për çmimet e karburanteve.

“Në rajon, në këtë moment siç thamë, qytetarët në Maqedoni kanë çmimin më të ulët për naftën, ndërsa i ngjashëm është edhe çmimi për benzinën 95 oktan dhe 98 oktan. Për momentin nuk shohim nevojë për shpalljen e gjendjes së krizës”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së.

Vllatko Stojkoski, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut thotë se edhe përkundër më shumë se 300 mbikëqyrjeve inspektuese, te asnjë pompë benzine nuk janë konstatuar keqpërdorime respektivisht se nuk kanë shitur karburante derisa u rritën çmimet.

“Një konstatim i tillë nuk është vërejtur nga inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, megjithatë është vërejtur se rreth 30 pompa benzine, stacione benzine i kanë shteruar rezervat, kanë ndalur furnizimin, por pas një ore, dy, e ndoshta edhe katër orësh, pas furnizimit të ri të rezervuarëve, vazhdojnë përsëri me furnizimin e karburantit”, deklaroi Vllatko Stojkoski, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Një ditë më parë Komisioni Rregullator për Energjetikë mori vendim për rritjen e çmimit të karburanteve për 14,27 për qind. Çmimi i naftës u rrit për 14,5 denarë dhe benzinës për 5 denarë për litër.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments