Patentë shoferët, lejet e qarkullimit dhe fletët e udhëtimit për shtetasit që ndodhen jashtë vendit do të jepen pa pagesë. Kështu, sipas zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi ka vendosur qeveria në seancën e sotme duke angazhuar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme që të zbatojnë vendimin që është propozuar nga grupi i punës të ministrive përkatëse. MPJ-ja gjithashtu angazhohet për dhënien online të fletëve të udhëtimit në ato shtete ku ato mundojnë. Qeveria gjithashtu njoftoi se po shqyrton edhe mundësinë e kompensimit të parave që kanë dhënë qytetarët për nxjerrjen e dokumenteve personale, pasaportave dhe letërnjoftimeve, por kjo çështje sipas Bytyqit mund të pengohet për shkak të periudhës parazgjedhore që përcakton mënyrën e shpenzimit të fondeve buxhetore.
– Advertisements –
“Nga sot kemi angazhuar MPB-në që të ndërmarrë të gjitha aktet juridike që patentët e shoferit, lejet e qarkullimit rrugor për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilat duhet të ndërrohen para kohe, të jenë pa kompensim. Konkluzioni tjetër ka të bëjë me Ministria e Punëve të Jashtme, e cila duhet të ndërmarrë veprime që fletët e udhëtimit për të gjithë qytetarët të jetojnë jashtë vendit e që duhet të kthehen për të nxjerrë dokumente personale, kompensimi për fletët e udhëtimit do të jetë zero, ose do të jetë pa kompensim për ta”, deklaroi Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike. /Alsat.mk