Deri në orën 07:00 të mëngjesit në territorin e RMV ka gjithsej 25 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilët: aktivë janë 2, ndërsa nën kontroll 3, informon Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK). Sipas të dhënave, janë shuar 20 zjarre.
Aktive janë zjarret në rajonin “Jasen”, komuna e Makedonski Brodit, ku digjet pylli i përzier dhe në Oktiska Krasta në Strugë, ku digjet vegjetacion i ulët.
Nën kontroll janë zjarret në Komunën Saraj 2: nga fsh. Radushë drejt fsh. Dvorcë ku është përfshirë vegjetacion i ulët, Komuna Haraçinë ku gjithashtu është përfshirë vegjetacion i ulët dhe në Komunën Demir Hisar: fsh. Malo Illino ku zjarri përfshiu pyllin me lisa.
Janë shuar zjarret në Komunën e Kërçovës, fsh. Çelopek (pyll me trungje të ulëta) Komuna Brodit: fsh. Krapë (vegjetacion me trungje të ulëta), Komuna Kriva Pallankë: fsh. Nerav, vendi “Biljino” (vegjetacion i ulët dhe pyll), Komuna Strugë: fsh. Belicë (bagrem dhe vegjetacion me trungje të ulëta), Komuna Tetovë: fsh. Xhepçisht (vegjetacion i ulët), Komuna Bërvenicë: fsh. Miletinë (vegjetacion i ulët), Komuna Tetovë: fsh. Zherovjan (vegjetacion i ulët), Komuna Tetovë: pranë Stacionit Hekurudhor (vegjetacion i ulët), Komuna Gostivar: fsh. Gradecë (vegjetacion i ulët), Komuna Mogillë: territori i fsh. Mogillë (vegjetacion i ulët), Komuna Manastir: fsh. Lazhecë (deponi), Komuna Dellçevë: fsh. Virçe (vegjetacion i ulët), Komuna Likovë: fsh. Opajë (vegjetacion i ulët), Komuna Gostivar: fsh. Simnicë (mbeturina), Komuna Haraçinë: Rrethrrotullimi “Klluçka Ilinden” (vegjetacion i ulët), Komuna Haraçinës: fsh. Orllancë (vegjetacion i ulët dhe shkurre), Komuna Ilinden: fsh. Kadinë (vegjetacion i ulët dhe kallamisht), Komuna Saraj: territori i fsh. Rashçe (vegjetacion i ulët dhe shkurre), Shuto Orizarë: rr. Brasjaçka Buna (mbeturina), Shuto Orizarë 2: rr. Jeta e Re (mbeturina).