Gjendja me nivelin e ujërave të lumenjve në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit është stabile, ndërsa rrugët janë të kalueshme, informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
“Qendra rajonale për menaxhim me kriza Tetovë informon se gjendja me nivelin e ujërave të lumenjve në Tetovë dhe në komunat rurale është stabile. Nuk ka rritje të nivelit të ujit dhe nuk ka rrezik për dalje nga shtrati. Të gjitha drejtimet rrugore janë të kalueshme”, thuhet në kumtesë.
Nga QMK theksojnë se nuk ka derdhje të lumenjve dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme në komunat Gostivar, Mavrovë – Rostushë dhe Vrapçisht.