8 C
Tetovo
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniQoku: Prania e shtetit shqiptar në Strugë forcon faktorin shqiptar në rajon

Qoku: Prania e shtetit shqiptar në Strugë forcon faktorin shqiptar në rajon

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku, ka përshëndetur hapjen zyrtare të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Strugë, duke e cilësuar si një zhvillim domethënës për forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar dhe praninë e shtetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Qoku rikujtoi se pas hapjes së Konsullatës së Kosovës pesë vite më parë në këtë qytet, tani edhe Shqipëria zyrtarizon praninë e saj në Strugë përmes një përfaqësie konsullore.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërshqiptar dhe koordinimit mbarëkombëtar,” theksoi deputeti i VLEN në një reagim publik.

Sipas tij, sa më shumë të ketë veprime të shpejta, të drejta dhe të menduara në këtë drejtim, aq më i fortë do të bëhet faktori shqiptar në rajon.

Konsullata e re në Strugë pritet të ofrojë shërbime të rëndësishme për qytetarët dhe të shërbejë si urë lidhëse midis institucioneve shqiptare dhe komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. (INA)

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments