8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
BallinaLajmeTearca mes propagandës së zbrazët dhe realitetit të ri politik!

Tearca mes propagandës së zbrazët dhe realitetit të ri politik!

Komuna e Tearcës ka pasur gjithmonë një orientim të qartë politik, ku vota e saj rrallëherë ka shkuar për BDI-në. Përkundrazi, Tearca ka qenë ndër bastionet më të forta të kundërshtimit ndaj kësaj partie. Edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, vetëm një vit më parë, banorët e Tearcës e konfirmuan këtë qëndrim duke i dhënë mbështetje të madhe koalicionit opozitar VLEN.

Në këtë realitet politik, gara e ardhshme lokale për kryetar të komunës nuk pritet të jetë thjesht një betejë mes individësh, por një përballje mes dy qasjeve, nga njëra anë, rikthimi i figurave të konsumuar që tashmë janë provuar dhe kanë dështuar; nga ana tjetër, energjia e re dhe vizioni i gjeneratës së re politike.

Kandidati i Koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim, Nazim Taipi, është një emër i njohur për qytetarët e Tearcës. Por pikërisht kjo njohje është edhe problemi më i madh i tij, ai tashmë është një figurë e konsumuar. Edhe në periudha kur ka pasur mbështetje të fuqishme dhe struktura të organizuara pas vetes, nuk ka arritur të bindë shumicën e qytetarëve. Sot, kur ato struktura janë shpërbërë, Aleanca është e përçarë dhe terreni politik ka ndryshuar, gjasat e tij për të fituar janë minimale.

Përballë tij qëndron kandidati i VLEN-it, Daut Memishi,  një figurë e re, intelektual dhe profesionist i respektuar, që përfaqëson një alternativë të freskët dhe të besueshme. Memishi shihet si përfaqësues i energjisë së re politike që Tearca ka kërkuar prej kohësh, njerëz me integritet, me ide dhe me aftësi për të bashkuar qytetarët rreth vizionit për zhvillim.

Nëse shikojmë ecurinë e votës së Tearcës në dekadën e fundit, rezulton qartë se kjo komunë ka qenë gjithnjë në anën e kundërt të BDI-së. Sot, me një kandidat të ri e të përgatitur në radhët e VLEN-it, prirja e votuesve vetëm sa pritet të forcohet. Ndërsa elozhet për kandidatët e konsumuar mbeten vetëm propagandë pa ndikim real, qytetarët e Tearcës gjithnjë e më shumë po e bëjnë të qartë se e ardhmja nuk është te rikthimet e dështuara, por te energjia e re.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments