8 C
Tetovo
E shtunë, 17 Maj, 2025
BallinaLajmeRajoniRama diskuton me Macronin për përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës...

Rama diskuton me Macronin për përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përgjatë konferencës me presidentin francez, Emmanuel Macron tha se bashkë folën rreth ndërtimit të hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Rama thotë se nga Macroni kërkoi shqyrtimin e mundësisë së përfshirjes së Francës në ndërtimin e kësaj hekurudhe, transmeton Klankosova.tv.

“Kemi folur me presidentin për mundësinë e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, dhe do të shikojmë më tutje në komunikime të drejtpërdrejta se si mund të realizohet përfshirja e Francës”, tha Rama.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments