Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët-krahu i Arben Taravarit, ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës themelore të Tetovës për ti lënë vulat Ziadin Selës. Ramadani këtë vendim e cilëson të pa bazuar në interpretime të njëanshme dhe të shtrembëruara të provave, që nuk pasqyron realitetin e procesit demokratik dhe të vërtetën që ne e kemi dëshmuar me dokumente autentike e të noterizuara.Arben Taravari është dhe do të mbetet kryetari legjitim i Aleancës për Shqiptarët, një fakt i pamohueshëm dhe i mbështetur nga shumica absolute e anëtarëve të partisë sonë.

Si Sekretar i Përgjitshëm i Aleancës për Shqiptarët, dua të shpreh qartësisht qëndrimin tim lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Themelore të Tetovës. Ky vendim, i bazuar në interpretime të njëanshme dhe të shtrembëruara të provave, nuk pasqyron realitetin e procesit demokratik dhe të vërtetën që ne e kemi dëshmuar me dokumente autentike e të noterizuara.
Arben Taravari është dhe do të mbetet kryetari legjitim i Aleancës për Shqiptarët, një fakt i pamohueshëm dhe i mbështetur nga shumica absolute e anëtarëve të partisë sonë.
Ne kemi besim të plotë te drejtësia dhe te Gjykata e Apelit si instanca e fundit gjyqësore për këtë çështje. Jemi të bindur se ky institucion do të respektojë ligjin, të vërtetën dhe vullnetin e anëtarësisë sonë duke vulosur përfundimisht të drejtën e Arben Taravarit si udhëheqës legjitim i Aleancës për Shqiptarët.
Aleanca për Shqiptarët mbetet e bashkuar, e fortë dhe e palëkundur në përpjekjet e saj për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Drejtësia vonon, por kurrë nuk harron.