8 C
Tetovo
E premte, 13 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniRamazani nis më 19 shkurt, teravia falet më 18 shkurt

Ramazani nis më 19 shkurt, teravia falet më 18 shkurt

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se Muaji i Bekuar i Ramazanit këtë vit fillon më 19 shkurt 2026, ndërsa namazi i parë i teravisë do të falet një natë më herët, më 18 shkurt. Në njoftimin zyrtar thuhet se të gjitha myftinitë, xhamitë dhe institucionet edukativo-arsimore janë të obliguara që aktivitetet fetare gjatë Ramazanit t’i realizojnë në përputhje me vendimet e Rijasetit, programet përkatëse dhe parimet e fikhut hanefi, duke respektuar rregullat institucionale të BFI-së.

BFI apelon që sadekatul fitri dhe zekati të paguhen sipas standardeve të përcaktuara, ndërsa mjetet e grumbulluara të destinohen për fondin e mirëmbajtjes së Medresesë “Isa Beu” dhe Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup. Në urimin drejtuar besimtarëve, Rijaseti thekson se Ramazani është muaj i mëshirës, faljes, unitetit dhe solidaritetit, duke lutur që agjërimi, namazi dhe të gjitha ibadetet e besimtarëve të pranohen. “Agjërim të lehtë dhe ibadete të pranuara”, thuhet në mesazhin përfundimtar të BFI-së. (koha.mk)

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments