Shtabi Qendror i koalicionit VLEN ka mbajtur mbledhje në të cilën u bë e raporti përfundimtar i fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga Adnan Azizi, shef i Shtabit Qendror të VLEN, për zgjedhjet lokale dhe deputet i koalicionit, është vlerësuar lartë puna dhe organizimi i shtabit qendror, si dhe angazhimi i shtabeve komunale dhe lokale gjatë gjithë fushatës, raporton gjurme.info.
“Si rezultat i kësaj pune dhe këtij organizimi, VLEN-i fitoi me dallim të thellë 2:1 ndaj AKI-t”, ka shkruar Azizi
Në fund të njoftimit, Azizi ka falënderuar të gjithë të angazhuarit në fushatë, duke theksuar se koalicioni VLEN do të vazhdojë i bashkuar edhe në sfidat dhe betejat e radhës politike./gjurme.info/

