8 C
Tetovo
E diel, 11 Janar, 2026
BallinaLajmeReshjet e borës, Komuna e Tetovës: Rrugët janë të kalueshme

Reshjet e borës, Komuna e Tetovës: Rrugët janë të kalueshme

Reshjet e borës kanë kapluar rajonin e Pollogut, ndërsa nga komuna e Tetovës njoftojnë se pavarësisht reshjeve, rrugët janë të kalueshme.

“Komuna e Tetovës njofton qytetarët se ekipet komunale janë vazhdimisht në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për mirëmbajtjen e rrugëve. Aktualisht, rrugët në territorin e komunës janë të kalueshme. Duke qenë se priten reshje të vazhdueshme bore, ekipet e Komunës së Tetovës do të mbeten të angazhuara gjatë gjithë kohës për të siguruar qarkullim sa më normal. Megjithëse në disa segmente mund të paraqiten vështirësi në lëvizje, rrugët mbeten të hapura dhe të kalueshme. Apelojmë tek qytetarët për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe respektim të kushteve dimërore”, thonë nga komuna e Tetovës.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments