Sot në Gjykatën Themelore të Tetovës përsëri ka dështuar rinisja e procesit të gjykimit lidhur me zjarrin në spitalin modular të Tetovës, dhe është shtyrë për më 25 shtator të këtij viti, për shkak të mungesës së përfaqësuesve të Spitalit Klinik të Tetovës.
Gjykata e Apelit në prill të këtij viti ka marrë aktvendim me të cilin urdhërohet rigjykim për ish drejtorët e Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi, si dhe Spitali I Tetovës si person juridik. Për mjekun Boban Vuçevskin, Gjykata e Apelit në prill të vitit 2024 e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë dhe e ka konfirmuar lirimin e shkallës së parë.
Më 5 qershor 2023, Gjykata Themelore e Tetovës ka shqiptuar dënim me kusht për të akuzuarit drjetorët Florin Besimi dhe Artan Etemi për veprën “vepra të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa personi juridik Spitali i Tetovës është shpallur fajtor për veprën penale “Shkaktimi I rrezikut publik” në gjykimin pas zjarrit modular në Tetovë në vitin 2021 ku humbën jetën 14 persona. Gjykata më pas vendosi ta lirojë doktor Boban Vuçevskin she Spitalin Klinik për veprën penale “mosrespketimi i rregullave shënetësore”.
Sipas aktgjykimit, të pandehurit Florin Besimi dhe Artan Etemi janë dënuar me burg nga një vit e gjashtë muaj, me kusht dhe dënim I përcaktuar me burgim nuk do të zbatohet nëse të pandehurit nuk kryejnë vepër të re penale brenda tre viteve. Një person juridik është dashur të paguaj gjobë në shumë prej një milionë denarë, 30 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Më 8 shtator të vitit 2021, pas orës 21 të mbrëmjes, spitali modular i Tetovës në të cilin po trajtoheshin pacientët me kovid është kapluar nga një zjarr i madh, nga i cili humbën jetën 14 persona, 12 pacientë dhe dy të tjerë të cilët ishin familjarë të pacientëve./TvShenja/