Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka njoftuar se së bashku me kryeministrin Hristian Mickoski simbolikisht bëmë nisjen zyrtare të punimeve për rikonstruksionin e ish-objektit të Medicines, Gjimnazit “Kirili Pejçinoviq”, njofton Gjurme.
Në “Facebook”, ai ka shkruar se VLEN nuk është për premtime por për punë konkrete.
Reagimi i plotë;
Aty ku për vite qëndroi i harruar ish-objekti i Medicines, Gjimnazi “Kirili Pejçinoviq” sot nisi një tjetër histori, ajo e ringjalljes!Së bashku me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, simbolikisht bëmë nisjen zyrtare të punimeve për rikonstruksionin e këtij objekti, që nga simbol i harresës do të shndërrohet në shenjë të një Tetove që ecën përpara!Ne nuk jemi këtu për premtime, por për punë konkrete, për të dëshmuar se qeverisja nuk matet me fjalë, por me vepra që u shërbejnë njerëzve. Tetova ka nevojë për punë të ndershme, për zhvillim e për drejtësi dhe kjo është rruga jonë