Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidat për mandat të ri, Bilall Kasami, prezantoi sot në sheshin “Iliria” pikat kryesore të platformës së VLEN për periudhën 2025-2029, duke vendosur theksin tek rinia dhe zhvillimi i saj në Tetovë.
Në fjalën e tij, Kasami u shpreh:“ Sot, këtu nga sheshi Iliria jemi mbledhur për të prezantuar pikat e platformës 2025-2029 të vlenit për Tetovën.
Sa i përket rinisë, duke pasur parasysh faktin që Tetova njihet me një rini aktive, me një rini të fuqishme, ne patjetër që me programin tonë duhet t’i përgjigjemi kësaj rinie me aktivitete të ndryshme kulturore, artistike, sportive dhe në të gjitha fushat kësaj rinie me aktivitete të ndryshme kulturore, artistike, sportive dhe të gjitha fushave.”
Ai vazhdoi duke theksuar rëndësinë e integrimit ndëretnik dhe zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta për të rinjtë:
“Në këtë drejtim, kemi përgatitur shumë pika të cilat kanë të bëjnë me rininë, duke nisur nga integrimi ndëretnik përmes arsimit dhe edukimit, angazhimin për eliminimin e gjuhës së urrejtjes, duke e ditur se jemi një shoqëri multietnike, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta rinore, promovimin dhe shkëmbimin kulturor me aktivitete të ndryshme mbarë kombëtare, por edhe ndërkombëtare; organizimin e aktiviteteve të përbashkëta rinore, promovimin dhe shkëmbimin kulturor me aktivitete të ndryshme varg kombëtare, por edhe ndërkombëtare; organizimin e garave të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare; ndërtimin e parqeve dhe fushave të sportit nëpër objektet e shkollave;
Përmes këtyre projekteve, kryetari Kasami theksoi se rinia e Tetovës do të bëhet mbartëse e proceseve të rëndësishme shoqërore, duke synuar përfshirjen aktive të të gjithë qytetarëve në zhvillimin kulturor, sportiv dhe social të komunës.
“Përmes të gjithë këtyre projekteve dhe shumë programeve dhe projekteve tjera ne pretendojmë që rininë e Tetovës ta bëjë mbartëse të proceseve të rëndësishme shoqërore,” përfundoi Kasami.
Deklarata e sotme vjen në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025, ku VLEN synon të konsolidojë vizionin e zhvillimit të qytetit dhe të rinisë tetovare.