Testimi i gjenomit të embrioneve In Vitro për herë të parë do të bëhet edhe në vendin tonë. Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski, dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, Davorin Tërpeski. Metoda e re do të mundësojë kontrollin e shëndetit të embrionit para implantimit të tij në mitrën e nënës, duke zvogëluar kështu rrezikun e sëmundjeve gjenetike. Kjo risi do të rrisë ndjeshëm shkallën e suksesit të fertilizimit In Vitro dhe do të krijojë më shumë mundësi për lindjen e foshnjave të shëndetshme. Gjatë procedurës, vetëm disa qeliza do të merren nga embrioni për analiza, u tha me këtë rast.
“Pakot e shërbimeve që ofrohen në varësi të faktit se sa gjene do të analizohen, pesë, dhjetë, pesëdhjetë apo të tëra gjenome, kështu që do të ketë pako të ndryshme. Ne për momentin kemi marrëveshje me më shumë laboratorë dhe për momentin punohet në AShAM, ku fokusi kryesor është tek sëmundjet e rralla, punohet në Fakultetin e Mjekësisë në Institutin për Patologji, ku në fokus janë analizat onkologjike.”, – deklaroi drejtori i FSSh-së, Sasho Klekovski.
“Numri më i madh i mjeteve apo 90 për qind janë të Ministrisë së Shëndetësisë, që janë siguruar që të ketë laborator me të cilën mund të lavdërohemi dhe mund të themi lirisht se është një ndër laboratorët më reprezentative të këtij lloji në rajon. Në veçanti më gëzon fakti që paratë janë investuar përmes Fondit për Sigurim Shëndetësor.”, – theksoi Davorin Tërpevski nga Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore.
Në të ardhmen do të organizohen edhe skrininge për sëmundje gjenetike, të cilat deri më tani janë zbatuar në Fakultetin e Mjekësisë dhe në AShAM. Për këtë qëllim, së shpejti do të shpallet një tender për prokurimin e materialeve të nevojshme.

