8 C
Tetovo
E diel, 6 Korrik, 2025
BallinaLajmeRMV, u prezantua njësiti zjarrfikës republikan, do të përdorë 38 automjete të...

RMV, u prezantua njësiti zjarrfikës republikan, do të përdorë 38 automjete të adaptuara policore të Armatës

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) do të ketë njësit zjarrfikës republikan, ndërsa për shuarje të zjarreve do të disponojë me automjete të modernizuara dhe të adaptuara dhe të vjetëruara dje të papërdorura të policisë dhe Armatës. Këto automjete kanë kapacitete dhe karakteristika të shkëlqyeshme për depërtim në terrene vështirë të qasshme.
Drejtori i DMSH, Stojançe Angellov tha se me këto automjete, sivjet do të kenë më shumë resurse për ballafaqim me zjarret.

“Për herë të parë kemi më shumë resurse në betejën kundër zjarreve pyjore dhe zjarret në hapësirë të hapur. Këto autpmjete do të jenë në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ato veçmë janë regjistruar në emër të DMSH-së”, tha Angellov në promovimin e sotëm të automjeteve.

Bëhet fjalë për modernizim të pajisjes së vjetëruar dhe që ka qëndruar nëpër depo nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes, siç janë “BTR 70/80”, “hermelini” dhe “pincgauer”.

Sipas Angellovit, “pincgauer” janë ndoshta një prej automjeteve më të mira terrenike të cilët mund të dalin në çfarëdo lloj terreni.

Angellov potencoi se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është pajisur me 18 autmomjete të fuqishme të adaptuara terrenike “pincgauer” me rezervoar prej 1500 litrash, ndërsa në mënyrë plotësuese priten edhe pesë. Gjithashtu, në dispozicion u janë lënë edhe 15 automjete transportuese të adaptuara të blinduara “BTE 80” me rezervoar prej gjashtë tonësh dhe pesës automjete transportuese të blinduara “hermelin” me cisterna bartëse prej 2, 4, 6 ose 8 tonë.

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se në këtë mënyrë shteti kursen disa dhjetëra milionë euro, ndërsa kapacitetet janë shumë më të mëdha. Potencoi se këto janë automjete të policisë dhe Armatës të cilët më shumë se tetë vite nuk janë ndezur.

Mickoski paralajmëroi se gjatë kësaj jave duhet të mbërrijë edhe aeroplani i dytë i DMSH-së që ishte në servisim, ndërsa i treti pritet deri nga fundi i këtij muaji ose fillim të gushtit.

Kryeministri shtoi se nga dy helikopterë të Armatës dhe policisë janë të përgatitur për ballafaim me zjarre në qoftë se ka.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments