8 C
Tetovo
E shtunë, 28 Mars, 2026
BallinaLajmeMaqedoniRreth 35 % e popullsisë në RMV është në rrezik nga mbipesha

Rreth 35 % e popullsisë në RMV është në rrezik nga mbipesha

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se këtë javë në Spitalin e Ohrit u hap qendra e parë e menaxhimit të obezitetit në rajonin jugperëndimor. Mbipesha po shndërrohet në një sfidë serioze shëndetësore në vend, me një prevalencë që arrin nga 30 deri në 35 për qind të popullsisë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky trend shqetësues, i cili prek veçanërisht fëmijët dhe adoleshentët, ishte në fokus të një simpoziumi ekspertësh të organizuar nga shoqata shkencore për obezitetin “OBEM”. Aktiviteti theksoi nevojën për ndërgjegjësim urgjent të publikut dhe forcimin e kapaciteteve për trajtim.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, theksoi se funksionimi i qendrave për trajtimin e obezitetit në Klinikën e Endokrinologjisë dhe në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” është me rëndësi të veçantë. Ai njoftoi gjithashtu se këtë javë u hap qendra e parë e menaxhimit të obezitetit në rajonin jugperëndimor, në Spitalin e Ohrit.

“Obeziteti është një sëmundje kronike serioze, e shoqëruar me mbi 200 sëmundje bashkëshoqëruese, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetin e tipit 2. Prandaj, një përgjigje shumësektoriale dhe rritja e ndërgjegjësimit publik për këtë sfidë globale janë veçanërisht të rëndësishme”, tha ministri Aliu.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se po vazhdon me masat mbështetëse përmes programit të sigurimit të insulinës dhe edukimit për kontrollin e diabetit. Duke qenë se obeziteti lidhet ngushtë me diabetin e tipit 2, fokusi mbetet te edukimi për trajtim dhe kontroll.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments