Pas mesnate do të rritet çmimi i naftës dhe benzinës, përcjell TV21. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, çmimi i benzinave do të rritet për 1,5 denarë, ndërsa çmimi i naftës për 1 denarë. Nga KRRE thonë se çmimi i vajit ekstra të lehtë do të rritet për 2 denarë.
Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së:
Benzina BS-95 77,5 den/l
Benzina BS-98 79,5 den/l
Nafta 73,0 den/l
Vaji ekstra i lehtë 72,0 den/l