Rubrika e Re në FOL: “Flokë e Politikë” – Satira që ju qeth mendimet… jo flokët!
Në një kohë kur politika lokale është bërë më shumë thashethem se vizion, më shumë “show” se strategji, portali FOL sjell për ju një seri të re satirike me titullin: “Flokë e Politikë”.
Ku zhvillohet ngjarja?
Në vendin ku bisedat janë më të sinqerta se konferencat për shtyp… në berberinë e Dajës Ilmi, diku mes pluhurit të Tetovës, shiritave të asfaltit dhe premtimeve elektorale që fryjnë më shumë se fenë e berberit.
Kush janë personazhet?







Çfarë do lexoni në çdo episod?



Pse e sjellim këtë rubrikë?
Sepse ne te FOL besojmë se politika nuk është vetëm numra dhe statuse Facebook-u. Politika është edhe ajo çfarë thuhet në berberi, në taksi, në rrugë… dhe në kafe lagjesh.
Prandaj, çdo javë…
Lexoni, qeshni… dhe reflektoni me “Flokë e Politikë”!
Në fund të fundit… ata presin flokët… por ne presim maskat.
Së shpejti…