Në vizitën e tij në Uzbekistan, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një marrëveshje me homologun e tij uzbek, Shavkat Mirziyoev sipas të cilës, Moska do ta ndërtojë një central të vogël bërthamor në vendin e Azisë Qendrore.
Marrëveshja bërthamore, nëse zbatohet, do të tregojë aftësinë e Rusisë për të eksportuar jo vetëm energji, por edhe produkte të teknologjisë së lartë në tregjet aziatike, në një kohë kur Perëndimi po rrit presionin ndaj saj përmes sanksioneve. Putin tha se Rusia do të vendosë 400 milionë dollarë në një fond të përbashkët investimi për të financuar projektet në Uzbekistan.
Vladimir Putin, presidenti i Rusisë: Protokolli, i nënshkruar paraqet ndryshime në marrëveshjen e vitit 2018 që lejon ndërtimin e një centrali të vogël bërthamor në Uzbekistani në përputhje me teknologjitë moderne ruse, do të doja të theksoja, janë në përputhje me kërkesat më strikte të sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit.
Lideri uzbek e cilësoi projektin si jetik pas bisedimeve me Putinin, në të cilët u theksua se Uzbekistani i ka rezervat e veta të mëdha të uraniumit.