Deri në fund të vitit, shoferët do të duhet të zëvendësojnë patentat e tyre të vjetra që mbajnë emrin e vjetër shtetëror.
Nga 1 janari do të vlejnë vetëm patentë shoferët me emrin e ri kushtetues – Republika e Maqedonisë së Veriut, andaj MPB-ja apeloi shoferët që të caktojnë dhe ndërrojnë patentë shoferët për të mos u futur në situatë ku duhet të paguajnë gjoba.
Për të marrë një patentë shoferi të ri duhet të paraqisni një aplikim, të paraqisni patentën e shoferit dhe një kartë identiteti të vlefshme.
Të paguani 420 denarë për formularin ose 1230 denarë nëse dëshironi ta hiqni me procedurë urgjente. Ju mund ta bëni pagesën në një fletëpagesë në bankë ose në sportel me kartelë bankare.
Tarifa administrative kushton 170 denarë dhe ajo, sikurse pagesa, mund të bëhet në fletëpagesë ose në vend.
Në të kundërtën, shoferët të cilët nuk i ndërrojnë patentë shoferët me kohë, dhe të cilët pas datës 1 janar do të kapen me patentë shoferë të vjetër me emrin e vjetër të Republikës së Maqedonisë, do të konsiderohen të kapur me patentë të pavlefshme, prandaj sipas Ligjit për siguri në komunikacion në rrugë, do të marrin vendim për kundërvajtje në komunikacion dhe gjobë në shumë prej 100 euro.(INA)