Respektimi i Marrëveshjes së Prespës në përpikëri po u kushton qytetarëve si pasojë e pakujdesisë së institucioneve të vendit të cilët edhe duke e ditur afatin kohor të paracaktuar sërish kanë dorëzuar dokumente me emrin e vjetër. Në kohën kur qytetarët ishin të detyruar për nxjerrjen e pasaportave, patentë shoferit, dhe letërnjoftimit çmimet për të njëjtat shërbime ishin rritur, kjo është e tepërt dhe papërgjegjësi e institucioneve përkatëse, të cilët gjatë natës mbajnë konferenca se brengosen dhe po punojnë për uljen e çmimeve gjatë ditës rrisin çmimet edhe për shërbimet që ofrojnë institucionet. Ky ndërrim dokumentesh personale qytetarëve do t’i kushtojë 11 milionë euro, dhe këtë duhet të bëjnë më së voni deri në dhjetor të vitit 2024, shkruan Zhurnal.

Qytetarëve u ka ngelur që të nxjerrin edhe lejet e vozitjes me emrin e ri të shteti sa u kushton ky shërbim –

Deri në fund të vitit, shoferët do të duhet të zëvendësojnë lejet e vozitjes të vjetra që mbajnë emrin e vjetër shtetëror. Nga 1 janari do të vlejnë vetëm lejet e vozitjes me emrin e ri kushtetues – Republika e Maqedonisë së Veriut, andaj MPB-ja apeloi shoferët që të caktojnë dhe ndërrojnë patentë shoferët për të mos u futur në situatë ku duhet të paguajnë gjoba.

Për ta kryer këtë proces duhet të paraqisni një aplikim, të keni me vete lejen e vozitjes dhe një dokument identiteti të vlefshëm. Të paguani 420 denarë për formularin ose 1230 denarë nëse dëshironi ta merrni me procedurë të përshpejtuar. Ju mund ta bëni pagesën në një fletëpagesë në bankë ose në sportel me kartelë bankare.

Tarifa administrative kushton 170 denarë dhe ajo, sikurse pagesa, mund të bëhet në fletëpagesë ose në vend. Në të kundërtën, shoferët të cilët nuk i ndërrojnë lejet e vozitjes me kohë, dhe të cilët pas datës 1 janar do të kapen me leje me emrin e vjetër të Republikës së Maqedonisë, do të konsiderohen të kapur me leje të vozitjes të pavlefshme, prandaj sipas Ligjit për siguri në komunikacion në rrugë, do të marrin vendim për kundërvajtje në komunikacion dhe gjobë në shumë prej 100 euro.

Rritja e çmimeve për nxjerrjen e dokumenteve personale ndodhi në kohën kur të gjithë qytetarët ishin të obliguar t’i ndërrojnë–

Përveç ndërrimit të dokumenteve personale do të duhet të bëhet ndërrimi i targave të veturave me emërtimin e ri NMK, që rezulton nga Marrëveshja e Prespës. E kjo do t’i kushtojë qytetarëve 11 milionë euro, këtë qytetarët duhet të bëjnë më së voni deri në dhjetor të vitit 2024. Ky është vendimi që kanë qenë të informuar të gjithë qytetarët, por vendimi për të cilin jo të gjithë janë të informuar ka të bëjë me rritjen e çmimeve për këto shërbime.

Por, nga ana tjetër kemi një rritje të hatashme të çmimeve për këto shërbime, dhe për këtë gjë pak qytetarë janë të informuar. Kjo është papërgjegjësi e institucioneve që duke pas në fuqi vendimin që secili qytetarë duhet të kryejë këto shërbime këta rrisin çmimet.

Çmimi i pasaportës për person deri në 27 vjeç do të mbetet i pandryshuar dhe do të jetë 1.500 denarë, por pasaporta për person mbi 27 vjeç do të jetë 2.000 denarë, që është një rritje prej 500 denarëve. Çmimi i letërnjoftimit do të jetë 310 denarë, që është rritje prej 120 denarëve. Çmimi i patentës së shoferit do të jetë 410 denarë, që është rritje prej 130 denarëve. Çmimi i pasaportës me procedurë urgjente do të jetë 6.100 denarë, që është rritje prej 1.600 denarëve. Çmimi i patentë shoferit me procedurë urgjente do të jetë 1230 denarë, që është rritje prej 390 denarëve.

Përndryshe, letërnjoftimet, pasaportat, lejet e vozitjes dhe tabelat e veturave që e kanë mbishkrimin “Republika e Maqedonisë” pavarësisht datës së skadimit, do të vlejnë më së voni deri në dhjetor të vitit 2024, pas kësaj date ata nuk do të jenë më të vlefshme. Sipas Ligjit për automjete, nëse automjeti është në komunikacion me targa të ndryshme nga ato të përcaktuara, parashihet gjobë.

Ndryshe, me këtë dinamikë ekonomike ku gjitha çmimet e produkteve dhe shërbimeve që ofrojnë vet institucionet e vendit rriten, numri i qytetarëve të varfër vetëm se do të rritet edhe më shumë, ndërkaq ata që veçmë janë të varfër do ta kenë edhe më të vështirë të përballen me shpenzimet e përditshme që tashmë janë veçse me çmime shumëfish më të larta. Shpenzimet mujore me të hyrat janë në një diskrepancë shumë të madhe me çka qytetarët edhe po dëshpërohen dhe shpresë po kërkojnë jashtë vendit.

Shpresa e ka humbur rrugën në Maqedoninë e Veriut, madje është absurditet të dëgjohet prej ndokujt që shpreson që gjendja do të ndryshoj në aspekt pozitiv. Të rinjtë nuk shohin të ardhme, të punësuarit të pa kënaqur me pagat, të moshuarit me pensione që as për kontrolle mjekësore nuk janë të mjaftueshme. Pra, e gjithë kjo katrahurë shkakton krizë edhe më të thellë në Maqedoninë e Veriut, që do të futemi në “krizë qytetarësh”, ku vendi do të zbrazet dhe do të bëhet i pa banueshëm. /Zhurnal.mk