Në Tetovë një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të drejtë vote kanë 54 të burgosur edhe 181 persona të sëmurë apo të pafuqishëm, shkruan Alsat.
Ndërkohë sipas Komisioni Zgjedhor gjatë ditës së sotme është shpërndarë materiali zgjedhor nëpër vendvotime.
“Këshilli komunal i zgjedhjeve ditën e sotme bën shpërndarjen e materialit zgjedhor për të gjithë 117 vendvotime për zgjedhjet presidenciale edhe zgjedhjet parlamentare, ku për zgjedhjet presidenciale të drejtë vote kanë gjithësie 86 405 qytetarë edhe për zgjedhje parlamentare 86 550 qytetarë. Po ashtu një dita para mbajtjes së zgjedhjeve votojnë edhe personat që janë të dënuar me burg ku gjithsej kemi 54 votues , njëkohësisht të drejtën e votës e shfrytëzojnë edhe personat të sëmurë edhe të pa aftë , ku gjithsej nga 218 kërkesa të pranuara 181 kërkesa janë aprovuar dhe 181 persona të sëmurë apo të pa fuqishëm sot kanë të drejtë e tyre të votë”s, tha KKZ Tetovë.