8 C
Tetovo
E martë, 2 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniSabedin Selmani nga “Oda”: Për herë të parë arti shqiptar garon pa...

Sabedin Selmani nga “Oda”: Për herë të parë arti shqiptar garon pa haraç e pa pazare

Drejtori i Produksionit “Oda”, Sabedin Selmani, ka reaguar pas akuzave të BDI-së ndaj Agjencisë së Filmit, duke dalë në mbrojtje të procesit të fundit të ndarjes së fondeve. Ai thekson se konkursi u zhvillua në mënyrë transparente, pa presione dhe pa pazare politike, duke e cilësuar këtë si një fitore të vërtetë për artin dhe dinjitetin e krijuesve shqiptarë.

Si produksion “Oda”, morëm pjesë në konkursin e fundit të Agjencisë së Filmit, por nuk jemi përzgjedhur fitues. Dhe e them me bindje, këtë rezultat e respektoj shumë më tepër sesa çdo “fitore” që dikur vinte përmes pazareve dhe haraçeve politike.

Për herë të parë, shumica e përfituesve janë artistë të pavarur, jo klientë partie. Madje disa prej tyre janë më afër opozitës sesa pushtetit aktual. Nuk pati asnjë telefonatë, asnjë presion, asnjë kërkesë nën dorë, vetëm një proces të drejtë dhe transparent.

Prandaj, është hipokrizi e pastër që BDI të flasë sot për skandale, kur për vite me radhë vetë ata e kanë mbajtur kulturën peng të interesave të ngushta dhe të reketeve. Artistët e dinë shumë mirë kush i shantazhonte dhe kush u kërkonte përqindje të buxhetit.

Kjo që ndodhi tani është një fitore për artin dhe dinjitetin e krijuesve. Ky është modeli që duhet të mbizotërojë, konkurs i drejtë, garë e barabartë dhe respekt për talentin.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments