8 C
Tetovo
E hënë, 15 Dhjetor, 2025
BallinaLajme“Safe City” do të ketë tolerancë për shkeljet

“Safe City” do të ketë tolerancë për shkeljet

Nuk dihet ende se sa, por Ministria e Punëve të Brendshme do të vendosë tolerancë të caktuar për shkeljet për tejkalimin e shpejtësisë në komunikacion. Megjithatë, siç njoftoi ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski, toleranca nuk do të vlejë nëse shoferi ka kryer vepër penale me atë tejkalim shpejtësie, respektivisht nëse ka shkaktuar aksident në komunikacion apo ka lënduar dikë.

“Do të shohim saktë se sa do të jetë por do të vlejë vetëm për detektimin e shkeljeve nga ana e “Safe City” si sistem i sigurisë. Nëse kemi ndalesë për ngasje të veturës në 50, kjo do të thotë se gjithçka që është mbi 50 në pjesën e kryerjes së veprës penale, mos dhashtë Zoti të kemi këmbësorë, shoferë apo udhëtarë të lënduar, do të ketë procedurë adekuate e cila duhet të vërtetojë gjendjen faktike me përgjegjësi penale”, tha Pançe Toshkovski – Ministër i Brendshëm.

Qytetarë të shumtë paraqitën parregullsi në sistemin e Safe City të cilët merrnin mesazhe për shkelje të cilat nuk i kanë kryer. Ka ndodhur që dikush fare të mos ketë veturë dhe t’i vijnë mesazhe për shkelje në komunikacion. Këto parregullsi, së shpejti do të mund të paraqiten tek shërbimet administrative të MPB-së ose edhe onlajn.

“Do të hapim pikë të posaçme në korniza të shërbimeve administrative në Shkup, ku çdo qytetar nëse ka detektuar çfarëdo parregullsie, do të mund të shkojë tek pika në Televizionin e Maqedonisë dhe do të mundet të paraqesë parregullsi konkrete. Gjithashtu do të hapim edhe ueb faqe të posaçme ku do të mund të paraqitet çdo parregullsi. Kah fundi jemi dhe në përgatitjen e një aplikacioni për celularë ku qytetarët do të mund të paraqesin çdo parregullsi”, shtoi Pançe Toshkovski – Ministër i Brendshëm.

Siç njoftoi Toshkovski, test periudha e cila vlen deri në fund të janarit, ka rezultuar pozitivisht tek shoferët. Ministri theksoi se qytetarët vetëm se kanë filluar t’i respektojnë kufizimet dhe është ulur numri i shkeljeve në komunikacion. Paralajmëroi përmirësime në sistem për detektim të shkeljeve dhe aktivitete të tjera./Alsat.mk

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments