Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali ka zhvilluar sot takim zyrtar me ministren e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Albana Koçiu, ku në fokus ishin thellimi i bashkëpunimit dypalësh dhe projektet strategjike me interes të përbashkët.
“Një takim konstruktiv me ministren e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Albana Koçiu. Diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve tona, projektin ONE STOP SHOP i cili do të fillojë zbatimin me nisjen e sezonit veror, si dhe hapat konkretë për forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe zhvillimin e investimeve ekonomike.
Me dialog të vazhdueshëm dhe angazhim të përbashkët, synojmë realizimin e projekteve që kontribuojnë në stabilitet, zhvillim ekonomik dhe perspektivë evropiane për rajonin”, shkruan Sali.
Takimi vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe avancimit të agjendës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

