8 C
Tetovo
E enjte, 18 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeSali: Shifrat për duhanpirjen tek fëmijët dhe të rinjtë janë shqetësuese

Sali: Shifrat për duhanpirjen tek fëmijët dhe të rinjtë janë shqetësuese

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka njoftuar se ka marrë pjesë në diskutimin publik të organizuar nga Komisioni i Shëndetësisë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në temën “Mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve nga ndikimet e dëshme dhe pasojat e duhanpirjes”.

“Të dhënat e fundit janë shqetësuese për numrin e madh të përdoruesve të duhanpirjes nga fëmijët dhe të rinjtë. Edhe pse me ligj është e rregulluar kjo temë, ne jemi duke u munduar që të gjejmë edhe modalitete tjera për të penguar shpërndarjen e kësaj dukurie te fëmijët dhe te të rinjtë. Në konotacion të kësaj, është edhe ky diskutim publik, ku bashkërisht po mundohemi që të senzibilizojmë opinionin publik dhe institucional që të jemi më të vëmendshëm ndaj këtyre temave”, ka shkruar Sali, përcjell Alfax.mk

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments